Strumenti personali
Tu sei qui: Home Itinerari turistico-letterari Itinerari Një angleze për të zbuluar Ballkanin (sek. XX)

Një angleze për të zbuluar Ballkanin (sek. XX)


Itinerari redaktuar nga Rita Nicolì
Përkthyer në gjuhën shqipe nga Giovanna Morolla

 

E adhuruar nga shqiptarët e veriut që e quanin "Mbretëresha e malësorëve" osee  malësorëve, Durham nuk është vetëm gruaja e parë që depërtoi në "malin e mallkuar", por ajo është edhe njëmisionare politikeqë përpiqet të përhapë parimet e demokracisë perëndimore.

Gjatë luftërave ballkanike (1912 dhe 1913) dhe Luftës së Parë Botërore, Durham u bë një promotore ngulmuese e çështjes kombëtare shqiptare qëmbështet me pasion në revista të ndryshme britanike, gjermane dhe amerikane.

Në librat e saj, përvoja odeporica ndërthuret ngushtë me veprimin dhe betejën politike.

Në mesin e shqiptarëve, në një territor krejtësisht të ndryshëm nga mjedisi mbytës i Londrës, gjen një formë tëjetës tëaftë për të çliruar emocionet e saja.

Humori dhe shpirti i përshtatjes së shqiptarëve janë frymëzimi i saj; Përëndimit, që "nuk di asgjë" për këtë vend, shkrimtarja i komunikon dashurinë për Shqipërinë me librat e saj të udhëtimit.

The Burden of the Balkans e High Albania janë raportet me pasion të përvojës së saj.

 

 

profilo della durham.bmp

EDITH DURHAM
    
FOTO DURHAM
 trieste natura
Trieste
Pasi ishte kujdesur për nënëne saj  me vite, mjeku i rekomandon që të udhëtojë, por në këtë udhëtim shkrimtarja do të gjejë vokacionin e saj, aq sa edhe vendos që të kthehet disa herë në jug të Ballkanit në njëzet vitet e ardhshme, duke punuar në organizata të ndryshme humanitare, duke kapur në bojëra uji skena të jetës së fshatit dhe duke grumbulluar objekte të folklorit dhe të artit lokal.



manastir_peisag-001.jpg
Manastir

 
manastir consolato
Manastir
 prespa parco.jpg
Prespa

Në këto tekste, udhëtari mund të gjejë përshtypjet e reja të shkrimtares, në agimin e shekullit të njëzetë.

Konkretisht ndjekim një pjesë të itinerarit të udhëtimit, që Edith Durham ndërmori në Shqipëri më 1904.

Në moshën 37 vjeçare, Edith Durham niset nga Trieste dhe duke ecur përgjatë bregdetit dalmat arrin në Kotorr dhe më në fund në Cetinje, kryeqyteti i Principatës së Malit të Zi.

Duke u ndalur në jug-lindje të vendit, rruga kalon edhe nga Ohri dhe vazhdon drejt qytetit të Manastirit, që është aktualisht në Republikën e Maqedonisë.

Qyteti ende mban emrin qëi dhanë turqit, kur ai ishte një aglomerat i vogël ballkano-maqedonas.

Sot është qyteti i dytë më i madh i Maqedonisë.

Në rrethinat e qytetit shtrihen rrënojat e Heraclea Lyncestis themeluar nga Philip II i Maqedonisë në shekullin IV para Krishtit, në rrugën e famshme romake Via Egnatia që lidhte Romën me Selanikun përmes jugut të Italisë dhe Shqipërisë.

 Bitola 1
Bitola
 mosaico Lyncestic
Heraclea Lyncestis

Kush ka më shumë kohë mund të ripërshkojë Via Egnatian e lashtë, një itinerar tjetër interesant dhe tërheqës.

I përmendur për herë të parë në shekullin X, Manastiri ose Bitola, siç e quajnë serbët, ishte një qendër e madhe e tregtisë gjatë periudhës së Perandorisë Osmane (1382-1913).

Ai u dëmtua rëndë gjatë Luftës së Parë Botërore, por arriti të ruajë gjurmën myslimane.

Mbetjet e kësaj arkitekture janë xhamia e qytetit dhe pazari i vjetër i mbuluar, Bezistani një pazar turk i vërtetë. 

“Ishte dy e mëngjezit kur në errësirën më të thellë dhe në ngricë lashë Manastirin në bordin e një karroce te keqe, të tërhequr nga katër kuaj, me një karrocier bullgar, me dy xhandarë përpara dhe dy shqiptarë si bashkudhëtarë. Duke qënë se nuk kisha pasur mundësinë që të pushoja që prej largimit tim nga Ohri, rashë në gjumë deri në mëngjes duke ëndërruar se po udhëtoja në bordin e një anijeje. Kur na ranë rrezet e para të diellit, zbritëm të ecnim dhe të çmpinim këmbët tona të ngrira.”

Pasi e lamë Manastirin dhe u ndalëm në Resnjë, udhëtimi vazhdoi në perëndim të liqenit të Prespës, përmes Parkut Kombëtar.

“Ne dritën e mëngjesit liqenidukej  shumë i bukur. Ohri është i mrekullueshëm, por Prespa ka një bukuri përrallore. Bashkudhëtarët e mi shpresonin që të gjenin rrugës një tavernë për të ngrënë dhepër të pushuar deri në mesditë ... Kam blerë një lugëprej druri të punuar me dorë nga një mjeshtër, i cili kalonte kohën duke gdhendur objekte të vogla prej druri me një thikë. Shqiptari është një artist dhe një zejtar i lindur, me gishtat e hollë dhe krijues, me talent për të pikturuar dhe me një imagjinatë të madhe në përdorimin e ngjyrave”.

 maliq.jpg
Maliq

“Populli i Korçës u tregua i dashur dhe miqësor. Shtëpitë që unë vizitova ishin të gjitha shqiptare, shumë të rehatshme dhe të rregulluara mirë."Banorët kanë ruajtur frymën e vjetër të mikpritjes, dhe kjo të ndihmon për të shijuar bukurinë e qytetit: " Korça është një qytet i mahnitshëm.Ështëi pastër, shumë i pastër, qyteti më i pastër që kam parë deri tani në Perandorinë Osmane, me rrugë të drejta, të sheshuara mirë”.

 

Korca scuola
Korca

Qyteti i Korçës, në juglindje të vendit, është një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Ai ështënjë qytet shumë interesant në aspektin historik dhe kulturor. Ka një numër strukturash arkitektonikeinteresante që i përkasin periudhës osmane dhe krenohetme një nga  xhamitëmë të mëdha dhe më të famshme të Shqipërisë.Qyteti lulëzoi në shekullin XIX, kur u bë një qendër e rëndësishme kulturore dhe politike. Këtu në 1887 u themelua shkolla e parë e mësimit shqip dhe në 1891 shkolla e parë shqipe për vajzat.

"Në shkollën e vajzave, kampasë një mirëpritje veçanërisht të ngrohtë.Instituti është aq i plotësuar dhe shteruessa që papritmas mëështë dukur se gjendem në Evropë. Është e vetmja shkollë me prestigj në jug të Shqipërisë, ku studentët mund të shkruajnë dhe të lexojnë gjuhën e nënës. Këtupërdoret një alfabeti përgatitur posaçërisht dhe jo ai latin”. Durham don të thotë se alfabeti i përdorur nga shkolla gjuhësore e Korçës përpiqet të përfaqësojë grafikisht edhe tingujt e veçantë të gjuhës shqipe, pra synon të bëjë një transkriptim fonetik.

Por është gjithmonë situata politike, që shërben si sfond për vizitën e Durham në vendet e Ballkanit:

 

 korca chiesa ortod.jpg
Korca
 Onufri
Onofri

"Në vendet ende nën sundimin turk, situata politike e errëson qiellin dhe përhapet në të gjithë hapësirën. Shumë udhëtarë ma kishin thënë këtë nga perspektiva e Serbisë dhe e Malit të Zi. Por tani që unë jam këtu, më është shfaqur një dritë e re së cilës nuk mund t’i iki. Kalova ditë të mrekullueshme në Korçë. "
Ka edhe muzeume të tjera në Korçë, si dhe një katedrale ortodokse. Një nga vendet më interesante për t'u vizituar është Muzeu i Artit Mesjetar, që u hap në 1980, i cili dokumenton një periudhë të historisë shqiptare që shkon nga shekulli V deri në XIX, dhe atje ju mund të shohni veprat e piktorëve më të rëndësishëm shqiptarë. Onufri (shekulli XVI) dhe David Selenica (shek XVIII) si dhe vepra dhe punime të bukura të artizanëve argjentarë, gdhendësve të drurit dhe të armëtareve. Vepra më e rëndësishme është një ikonë në shekullin X e gdhendur nga mjeshtri Dhimitër.

Do të shkojë më pas për të vizituar në rrethinat e qytetit të Korçës, qytetin e Voskopojës, për interesin e madh artistik të përfaqësuar nga ai dhe që ka tërhequr një numër misionesh ndërkombëtare për restaurimin e monumenteve të tij kishtare dhe të pikturave.

Mbyllet këtu etapa e parë e udhëtimit të Edith Durham, por për ata që duan të vazhdojnë të ndjekin rrugën, jashtë shtigjeve të shënuara, mund të gjejë tekstin eplotëtëparaqitur në bibliotekën tonë.

 voskopoja.jpg
Selenica

clicca sull'immagine per aprire la mappa attuale


 

Sviluppato con Plone, il sistema open source di gestione dei contenuti

Questo sito è conforme ai seguenti standard: